Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës në formacionin e muajit mars

Ylli i Kosovës në formacionin e muajit mars

Paraqitjet e mira, asistimet dhe golat i kanë siguruar Arbër Zenelit një vend në formacionin më të mirë të muajit mars.

Faqja e specializuar për statistika dhe analiza të futbollit “Who Scored” ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë të muajit mars në elitën e Francës.Një vend në formacionin 4-4-2 i është siguruar edhe Arbër Zenelit.

24- vjeçari, luan në mesfushë në krahun e majtë, dhe para tij janë Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria të PSG-së.Përfshirja në formacionin e muajit mars dëshmon se Zeneli është përshtatur shumë mirë në futbollin francez.