Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës në listën e të rinjve premtues në Evropë

Ylli i Kosovës në listën e të rinjve premtues në Evropë

Cilët janë të rinjtë më të talentuar në futbollin europian që duhen mbajtur nën monitorim gjatë vitit 2019?

Përgjigjen e kësaj pyetjeje të të apasionuarve të futbollit e jep UEFA, duke listuar futbollistët më premtues nën 21-vjeç, që luajnë me skuadra të ndryshme në kampionatet më të mira në Europë.

Në këtë listë emra të njohur e të tjerë që ende nuk e kanë fituar famën në Kontinentin e Vjetër.

Mes tyre spikat edhe Arijanet Muric, portieri 20-vjeçar i Manchester City-t, që i ka rrëmbyer vendin e titullarit Samir Ujkanit në përfaqësuesen e Kosovës.