Sheffield Wednesday është përmirësuar shumë që prej ardhjes së Steve Bruce, me të cilin kanë humbur vetëm një ndeshje që prej ardhjes së tij në Yorkshire.
Me skuadrën që gjendet vetëm katër pikë larg zones së ‘play-offit’ në Ligën e Dytë të Anglisë, lojtarët e Sheffield Wednesday së bashku me Atdhe Nuhiun janë duke e shijuar aventurën në skuadër.
Atmosfera në zhveshtore është madhështore dhe kush mund t’i ‘fajësojë’ ata?
Ky disponim dëshmohet edhe në storien e publikuar nga sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu në rrjetin social, Instagram.
Nuhiu është dallur me sensin e veshjes së bashkëlojtarit të tij, Fernando Forestieri, teksa në Instagram ka pyetur ndjekësit nëse i pëlqejnë veshjet e Forestieri.
29-vjeçari shpreson që të startojë nga minuta e parë në formacionin bazë të Steve Bruce në javët e ardhshme, pasi sulmuesi shtatlartë ka qenë në bankën rezervë në tri ndeshjet e fundit kampionale.