Fjalë Kyçe

Ylli i Kosovës nuk ka të ndalur, asiston dhe më pas shënon gol të bukur

Ylli i Kosovës nuk ka të ndalur, asiston dhe më pas shënon gol të bukur

Herolind Shala ka vazhduar me formën e mirë edhe me skuadrën e tij në Norvegji, Vaalerenga.

Mesfushori i Kosovës ka asistuar te goli i parë i shënuar nga Bard Finne në minutën e 13-të.

Ndërkaq, në minutën e 30-të, Shala shënoi gol të bukur pas asistimit të Finne për rezultatin 2:0.

Aktualisht, skuadra e Shalës renditet në vendin e pestë me gjashtë pikë pas katër javësh në kampionatin norvegjez.