Fjalë Kyçe

Ylli i Milanit debuton me gol te Kombëtarja e Kosovës U21

Ylli i Milanit debuton me gol te Kombëtarja e Kosovës U21

Kombëtarja e Kosova U21 ka shënuar fitoren e parë për këtë vit, shkruan Gazeta alo.

Kosova ka mposhtur Turkmenistanin me rezultatin 3:2, në miqësoren e luajtur në Antalia.

Njërin nga tre golat e Kombëtares sonë e ka shënuar super talenti i skuadres italiane AC Milan, Ismet Sinani.

Kjo ishte ndeshja e parë e Sinanit me fanellen e Kosovës.

Super talenti Ismet Sinani është nga komuna e Rahovecit. /Gazeta Alo.