Fjalë Kyçe

Ylli i NBA kujton takimin me Ronaldon: Isha i shqetësuar

Ylli i NBA kujton takimin me Ronaldon: Isha i shqetësuar

Përkundër që tani është vetë njëri ndër sportistët më të njohur, ylli i Dallas Mavericks Luka Doncic ka zbuluar se ai kishte mbetur pa fjalë kur e kishte takuar, si adoleshent, Cristiano Ronaldon.

Para se të transferohej në NBA, slloveni e kishte filluar karrierën si basketbollist me ekipin e Real Madridit, ku iu rrit edhe dashuria për Real Madridin dhe yllin e atëhershëm të klubit madrilen, transmeton Gazeta Express.

Cristiano Ronaldo, që tani luan për Juventusin, u bë shpejt futbollisti i tij i preferuar dhe Doncic e pati mundësinë të takohet me portugezin kur ekipet sportive të Real Madridit u takuan për darkë gjatë festave të fundvitit.

“Unë gjithmonë e kam shikuar Real Madridin, gjithmonë më ka pëlqyer Real Madridi. Ronaldo erdhi këtu kur unë isha 13-vjeçar. Kjo ishte shtatë vjet më parë. Ne hanim darkë për Krishtlindje me të gjithë – futbollistët, basketbollistët. Unë u ula përkrah tij në tavolinë”, ka thënë Doncic.

“Isha 16-vjeçar kur e takova dhe isha shumë i shqetësuar. Nuk mund as të flisja, kështu që nuk e pyeta asgjë. Një gjë që gjithmonë doja ta bëja është t’i vozisja veturat e tij. Ai ka aq shumë vetura, e ka një koleksion të mrekullueshëm. Më pëlqejnë shumë veturat”.

Para se të përqendrohej plotësisht në basketboll, Doncic kishte luajtur edhe futboll për katër apo pesë vjet dhe luante vetëm si sulmues, pasi që e kishte idhull sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovicin.