Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit që po kërkohet nga Manchester Unitedi, Thomas Meunier, e ka vlerësuar eliminimin e PSG-së nga “Djajtë e kuq” në Ligën e Kampionëve si shakanë më të madhe në historinë e futbollit.
Parisienët e kishin fituar ndeshjen e parë, në Old Trafford, me rezultat 2:0, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Mirëpo, ata e humbën ndeshjen kthyese, me rezultat 3:1, duke bërë kështu që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të kualifikohet për shkak të golave si mysafir, transmeton Gazeta Express.
Ishte menduar se do të jetë e pamundur për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit ta arrijë këtë triumf, për shkak të dominimit që PSG-ja kishte shfaqur në ndeshjen e parë dhe për shkak të numrit të madh të lëndimeve në skuadrën e “Djajve të kuq”, gjithsej dhjetë.
Unitedi kaloi në epërsi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, përmes Romelu Lukakus, i cili shënoi përsëri, pasi e barazoi rezultatin Juan Bernat. Dhe në momentet e fundit të ndeshjes, Rashford arriti ta shënojë penalltinë, të cilën gjyqtari e akordoi pasi Presnel Kimpembe e preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë.
PSG-ja e dominoi ndeshjen, duke e mbajtur 73 për qind të topin gjatë ndeshjes, mirëpo francezët bënë vetëm katër goditje në drejtim të portës, po aq sa anglezët. Fati i tyre u përcaktua nga një penallti e Marcus Rashfordit, në minutën e katërt të minutave shtesë.
Ndeshja kundër Manchester Unitedit ishte shakaje më e madhe në histori të futbollit. Do të kisha vënë bast një milionë euro se nuk do të humbnim. Të mos kualifikoheshim, ajo ishte me të vërtetë fatkeqësi. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë gjë”, ka thënë Meunier.
“Liga e Kampionëve është problemi kryesor. Synimi jonë është që ta fitojmë këtë garë, të bëhemi pjesë e grupit të klubeve më të mëdha, si Real Madridi e Barcelona. Do të duhet kohë për këtë gjë, por PSG-ja është një klub në rritje”.