Fjalë Kyçe

Ylli i Real Sociedadit: Është qesharake, absurde të thuash se Messi ka mbaruar

Ylli i Real Sociedadit: Është qesharake, absurde të thuash se Messi ka mbaruar

Ylli i Real Sociedadit, Ander Barrenetxea, e ka lartësuar Lionel Messin si lojtarin më të mirë në historinë e futbollit dhe i ka cilësuar si qesharake dhe të pakuptimta pretendimet se ylli i Barcelonës ka mbaruar si lojtar.

Duke folur para gjysmëfinales mes skuadrës së tij Sociedad dhe Barcelonës së Messit në Superkupën e Spanjës të mërkurën, talenti 19-vjeçar tha se beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta rigjejnë formën e mirë për ta bërë një befasi në këtë garë, raporton Gazeta Express.

Pas një sezoni katastrofë të Barcelonës vitin e kaluar dhe dëshirës publike për t’u largua nga klubi, Messi u rikthye fuqishëm duke i shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit të katalonase, falë të cilave tani është lider për çmimin golashënuesi më i mirë në La Liga.

Duke folur për gjysmëfinalen e së mërkurës kundër Barcelonës, Barrenetxea tha: “Jam i bekuar që mund të luaj në gjysmëfinale të Superkupës, një garë të cilën e kam shikuar në TV gjithmonë. Ne e kemi merituar të jemi këtu falë punës sonë dhe do ta shijojmë këtë çast dhe do të garojmë për të fituar”.

Ai shtoi: “Do të luajmë për të fituar si gjithmonë, duke e ditur se ata kanë ekip të madh. Mendoj se është qesharake dhe absurde që njerëzit thonë se Messi ka mbaruar. Ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve dhe mund ta vendosë ndeshjen në çdo çast. Të shpresojmë se e mërkura nuk do të jetë dita e tij. Të luajmë dhe të shkojmë në finale”.