James Rodriguez është një tjetër emër që ngjall interes në këto ditë të nxehta merkatoje.
Fantazisti kolumbian është shumë pranë kalimit tek Atletico Madrid, mirëpo një kthesë e madhe mund të ndodhë në momentin e fundit, sepse Reali nuk dëshiron të forcojë një rival direkt në Spanjë.
“Sportitalia” ka zbuluar se agjenti i tij, Jorge Mendes është takuar me drejtuesit e klubit kuqezi, me të cilët kërkon të konsolidojë marrëdhënien dhe i ka ofruar shërbimet e yllit të Realit, për të cilin duhet të paguajnë 42 milionë euro.
James është lojtari ideal për trajnerin Giampaolo, i cili po kërkon një trekuartist dhe paratë për blerjen e tij mund të sigurohen nga shitja e Suso, i cili do dilte jashtë loje me ardhjen e kolumbianit.
Ndërkohë që alternativa për të kaluar tek Napoli ka rënë tërësisht për James, pasi De Laurentiis refuzoi të paguajë 42 mln euro direkt, duke e kërkuar fillimisht në formë huazimi.