Fjalë Kyçe

Ylli i Realit pran huazimit te Ajax

Ylli i Realit pran huazimit te Ajax

Odegaard me shumë mundësi do të qëndroj në Holandë edhe për dy vite tjera, veçse kësaj radhe te kampioni i Holandës, Ajax.

Futbollisti aktualisht është i huazuar te Vitesse gjersa ka luajtur gjithsej 43 ndeshje për Heerenveenin. Këtë sezon shënoi tetë gola dhe bëri nëntë asistime duke e ndihmuar ekipin të arrijë në pozitën e shtatë.

“Unë jam i gatshëm për hapin e ardhshëm, dua të vazhdoj të zhvillohem. Së pari dua të përfundoj sezonin dhe pastaj të marr një vendim. Unë jam 20-vjeçar dhe dua të luaj Ligën e Kampionëve”, tha mesfushori për gazetën holandeze “Der Telegraph”.

Ajax ka shprehur dëshirën për ta blerë norvegjezin, mirëpo Real Madridi nuk dëshiron largimin e tij të përhershëm, ai do të huazohet për 2 vite te klubi nga Amsterdami.