Fjalë Kyçe

Ylli i Realit vjen me deklaratën e ditës

Ylli i Realit vjen me deklaratën e ditës

Gjatë ditës së sotme, një deklaratë shumë interesante është publikuar nga Marca.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit këto vitet e fundit, gjermani Toni Kroos ka pranuar për “Sport Bild” se ka ndërmend ta lërë futbollin në moshën 33 vjeçare.

Aktualisht është 29 vjeç dhe po ashtu ka pohuar që nuk ka në plan të ikë nga Real Madrid.

“Zgjatja ime e kontratës me Real Madridin është e mirëmenduar. Kur të më mbarojë kontrata, do jem 33 vjeç, eshtë një moshë shumë e mirë për të varur këpucët në gozhdë.  Atëherë do kem mundësi të mendoj se çfarë do bëj më pas.”

“Nënshkrimi me Real Madridin ishte gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Nuk do të luaj kurrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kinë apo në Katar. Pas Real Madridit do tërhiqem nga futbolli.”