Fjalë Kyçe

Ylli i Tottenhamit me mesazh emocionues pas lëndimit

Ylli i Tottenhamit me mesazh emocionues pas lëndimit

Ylli i Tottenham Hotspur, Dele Alli ka pësuar një lëndim tejet të rëndë.

Pasi u lëndua Harry Kane, si për të mos i mjaftuar skuadrës së Tottenham, lëndim pësoi edhe mesfushori Dele Alli.

Reprezentuesi anglez u dëmtua në ndeshjen gjatë Fulham, një dëmtim që e detyroi të largohet nga fusha para kohës.

Sot, stafi mjekësor i Tottenham ka bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë i aftë të stërvitet të paktën deri në muajin mars.

E pas këtij lajmi, Dele Alli u është drejtuar tifozëve me një mesazh në rrjetin social “Twitter”.

“Do të bëj të pamundurën për tu kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për të gjitha mesazhet” ka shkruar Alli.

Mbetet të shihet nëse Tottenham do të bëjnë ndonjë lëvizje në merkato për të mbuluar hapësirat e lëna nga Kane dhe Alli.