Fjalë Kyçe

Ylli i Vedat Muriqit shkëlqen edhe sonte, shënon gol kundër Basaksehirit

Ylli i Vedat Muriqit shkëlqen edhe sonte, shënon gol kundër Basaksehirit

Vedat Muriqi ka shënuar golin e dymbëdhjetë në këtë edicion. Ai pati një paraqtije fantastike edhe në paraqitjen e sontme.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po vazhdon me formën e lartë në elitën e futbollit turk. Ai sot ka ndihmuar skuadrën e tij, Fenerbahçen me një gol në fitoren prej 2 me 0 ndaj Basaksehirit, transmeton Koha.net.

Kruse shënoi golin e parë në minutën e 72, derisa Muriqi shënoi golin e dytë me lehtësi në minutën e 86.

Ky ishte goli i tij i 12 këtë edicion, derisa ka edhe 4 asistime. Feneri mban vendin e dytë tani me 37 pikë, derisa Basaksehiri në vendin e tretë ka një pikë më pak.