Fjalë Kyçe

Ylli më i ri i Kosovës tregon për faqen e Hannoverit pse e zgjodhi Kosovën

Ylli më i ri i Kosovës tregon për faqen e Hannoverit pse e zgjodhi Kosovën

Florent Muslija është futbollisti më i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Mesfushori ofensivë që luan tek skuadra gjermane Hannover 96, ditë më parë zyrtarizoi ardhjen e tij tek Dardanët.

20-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të klubit të tij për vendimin e rëndësishëm të karrierës, duke lënë Kombëtaren e Gjermanisë U-20 për Kosovën.

Prishtinasi ka treguar se zgjedhja për të luajtur me Kosovën ka qenë me zemër.

“Kontaktet mes nesh kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe interesimi për mua ishte i madh. Realisht kanë punuar shumë për të më marrë”.

“Në fund, ishte një zgjedhje zemre duke qenë se prindërit e mi janë nga Kosova dhe rrënjët e mia janë në Kosovë. Mendoj se është zgjedhja e duhur për karrierën time me ekip kombëtar dhe gjithmonë kam pasur një ndjenjë të mirë për këtë”, ka deklaruar Muslija.