Ylli kosovar Florent Hadergjonaj ka dhënë një sinjal se ai do të paraqitet me Kosovën në vazhdim të karrierës së tij.
Hadergjonaj i cili aktualisht paraqitet me skuadrën e Premierligës, Huddersfield Toën nuk kishte vendosur akoma për kombëtaren e tij.Ai po priste një ftesë nga selektori i Zvicrës, por një të tillë nuk e morri, dhe së fundmi është raportuar se ai do të paraqitet me Kosovën nga ndeshjet e qershorit.
Një gjë të tillë po e konfirmon edhe sot lojtari, i cili në rrjetin social ‘Facebook’ ka gjetur hapësirë për të uruar Kosovën për 11 vjetorin e pavarësisë.
Hadergjonaj do të ishte një ndihmë e madhe për Kosovën, duke pasur parasysh se në ndeshjet e fundit nuk ka pasur lojtarë të mjaftueshëm për të kryer rotacionet në mbrojtje, sidomos në krahun e djathtë ku luan vetëm Mërgim Vojvoda.