KB Ylli është ndeshur me KB Rahovecin në kuadër të gjysmëfinales së Final 8 të Kupës së Kosovës.
Ylli kishte iniciativën për gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund edhe rezultati ishte në favorin e tyre, transmeton lajmi.net.
Rahoveci u gjend në disavantazh të thellë, nga i cili nuk mundi të rikuperohej dhe të kthehej në lojë.
Në çerekun e tretë, Ylli avanconte me rezultatin 40-58.
Tek Rahoveci u dallua, Isaiah Taylor me 14 pikë.
Tek Ylli, Erjon Kastrati ishte më i miri me 18 pikë.
Rezultati përfundimtar, KB Rahoveci 66 – 87 KB Ylli.
Gjysmëfinalja tjetër do jetë ndërmjet Prishtinës dhe KB Prizrenit.