Fjalë Kyçe

Ylli ri i Kosovës me koment epik për Xherdan Shaqirin (FOTO LAJM)

Ylli ri i Kosovës me koment epik për Xherdan Shaqirin (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin janë gati për finalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e Tottenhami do të përballen në finalen e madhe për të mirin e Evropës, të shtunën, më 1 qershor.

Shaqiri së fundmi ka postuar një foto nga stërvitja me ekipin e Liverpoolit në kampin stërvitor në Marbella, Spanjë, ku ka lënë të kuptohet se është më se i gatshëm për këtë ndeshje.

“Ekip fitues”, ka shkruar Shaqiri në përshkrimin e fotos, aty ku shihet me bashkëlojtarët e tij, Dejan Lovren, Divock Origi, Trent Alexander-Arnold, Simon Mignolet e Jordan Henderson.

Nuk ka vonuar dhe në këtë foto të Shaqirit ka komentuar një prej yjeve më të rinj të Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Shaqiri e Hadergjonaj, këtë sezon ishin kundërshtarë në Premierligë, me mbrojtësin e Kosovës që u aktivizua te Huddersfieldi.

“Kurrë mos ia ndal ushtrimeve të këmbës”, ka shkruar në gjuhën angleze Hadergjonaj, duke e komentuar pamjen e Shaqirit, ku këmbët e tij duken si gjithnjë tejet të zhvilluara dhe muskuloze.