Fjalë Kyçe

Ymeri: Avdullah Hoti nuk ka qenë personi i duhur për kryeministër

Ymeri: Avdullah Hoti nuk ka qenë personi i duhur për kryeministër

Ish-kreu i PSD-së, Visar Ymeri thotë se është befasuar se si LDK e ka nominuar për kryeministër Avdullah Hotin.

Ymeri në KlanKosova, ka thënë se Hoti nuk ka qenë personi i duhur për këtë detyrë.

“E çuditshme se si LDK e ka nominuar Avdullah Hotin, nuk kam ndonjë vërejtje, mendoj se ai ka qenë ministër i mirë. Logjika e ministrit të financave për nga natyra duhet të jetë shumë konzervator sepse e ka detyrë me rujt buxhetin e shtetit. Prandaj besoj se nuk ka qenë personi i duhur për këtë”, ka thënë Ymeri.