Fjalë Kyçe

Young tallet me Pogban për mënyrën se si francezi gjuan penalltitë

Young tallet me Pogban për mënyrën se si francezi gjuan penalltitë

Paul Pogba është tallur nga shoku i skuadrës, Ashley Young, për mënyrën se si francezi po i ekzekuton penalltitë.

Young ka komentuar teknikën qesharake të Pogba për të  gjuajtur penalltinë, pasi mesfushori i United realizoi një të tillë në ndeshjen kundër Brighton.

Pogba kritikohet pasi ai bën shumë hapa të vegjël dhe të shpeshtë para se të gjuaj penalltinë. Në një video, shihet se atij i merr më shumë kohë ekzekutimi i penalltisë sesa Usain Bolt për rekordin botëror në atletikë.

Duke komentuar për këtë çështje në “Twitter”, Young ka shkruar: “Yep… Ai po e bën përsëri atë vrapim”, transmeton lajmi.net.

Pogba duket sikur është ringjallur që nga ardhja e Ole Gunnar Solskjaer në krye të stoli të “djajve të kuq”.