Facebook-u ka hequr një video të shkurt të presidentit Donald Trump në të cilën ai nxit përkrahësit e ti që hyn brenda në “Capital Hill” gjatë të mërkurës, që të shkojë në shtëpi, derisa vazhdonte të përsëriste akuzat e pabaza në lidhje me integritetin e zgjedhjeve presidenciale, shkruan khqa.com.
Po ashtu edhe platforma tjetër Youtube ka hequr videon e Trump, me anë të cilës siç thuhet ai shpërndan deklarata të rreme në lidhje me zgjedhjet. Mirëpo një kopje e videos ishte e lehtë të gjendej gjatë të mërkurës në mbrëmje.
Guy Rosen, zëvendpresident i Facebook-ut për integritet, ka thënë në Twitter, se video është hequr pse “kontribuon në përhapjen e dhunës”.
Në ndërkohë Twitter, nuk e ka hequr videon, por ua ka pamundësuar njerëzve që të mund të bëjnë retweet ose të komentojnë në të.