Fjalë Kyçe

Zanetti tregon cilat janë synimet e Interit për këtë sezon

Zanetti tregon cilat janë synimet e Interit për këtë sezon

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti thotë se klubi synon të shënojë sukses në Ligën e Evropës, për edhe në Serie A e Kupën e Italisë.

“Ende jemi në gjysmë të sezonit, por duam të garojmë në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Evropës dhe duam të kemi rezultate të mira. Liga e Kampionëve paksa na zemëroi, mbi të gjitha për mënyrën se si përfundoi. Ishim në një grup të komplikuar dhe patëm ndeshje të mira ndaj Barclonës dhe Dortmundit”, u shpreh Zanetti.

Por, sipas tij, tani fokusi do të jetë në Ligën e Evropës.

“Tani ne duhet të bëjmë mirë në Ligën e Evropës, që është gjithmonë një kompeticion i rëndësishëm, shpresojmë të arrijmë në finale”, tha Zanetti.