Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermes Nikajt para Policisë. Zogu i Tiranës ka mohuar akuzat.
“Gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzave. Asgjë nuk e bënim për lekë, por e bënim me dëshirë. Marrëdhënie seksuale me dëshirë. Vajza shkonin vetë në hotel, nuk i çoja unë”, është shprehur ai para Policisë.
Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës.
Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Mësohet se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që u arrestua.
Shërbimet për seks shkonin nga 100 euro deri në 200 euro për 2 orë dhe deri në 700 euro nata.



