Fjalë Kyçe

Zbulohen fjalët e Ramos pas golit të tretë të pranuar nga Barcelona

Zbulohen fjalët e Ramos pas golit të tretë të pranuar nga Barcelona

Barcelona ishte superiore në Santiago Bernabeu duke arritur fitore me rezultat 3-0 dhe duke u kualifikuar në finale të Copa del Rey.

Kjo humbje në shtëpinë e tyre ka dëshpëruar futbollistët e Real Madridit, e në veçanti kapitenin Ramos.

Pas golit të Suarezit me Panenka, Barcelona arriti në shifrën e tre golave dhe kapiteni i Mbretërve dërgoi një mesazh sfidues për shokët e tij.

“Le të mos i lejojmë ata të na i shënojnë gjashtë!”, ishte thirrja e Ramosit për bashkëlojtarët e tij, që e bëri të qartë qëllimin e madrilenëve deri në fund të ndeshjes.

Tani, Barça do ta kërkojë trofeun e 31-të në Kupën e Mbretit, kundër fituesit të gjysmëfinales mes Valencias dhe Real Betisit.