Federata e Futbollit të Kosovës i ka zbuluar gjyqtarët që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 35-të dhe të parafundit të këtij sezoni në Superligën e futbollit.
Përmes shortit të hedhur sot në zyrat e FFK-së u përcaktuan gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në atë që konsiderohet që mund të jetë si xhiroja vendimtare për titull të kampionit.
Ndeshjen për titull mes Llapit dhe Ballkanit do ta drejtojë gjyqtari Genc Nuza.
Pesë ndeshjet e xhiros së parafundit të këtij sezoni do të luhen të shtunën.