Fjalë Kyçe

Zbulohen prapaskenat që ndodhën mes skuadrës dhe Valverdes pas ndeshjes

Zbulohen prapaskenat që ndodhën mes skuadrës dhe Valverdes pas ndeshjes

Siç duket, lojtarët e Barcelonës ishin mjaftë të zhgënjyer pas eliminimit nga gjysmë finalet e Champions Leagues nga Liverpooli dhe nuk e pritën aspak mirë atë përfundim.

Megjithëse sipas asaj që raporton e përditshmja katalanase, Mundo Deportivo, pas çdo ndeshje, lojtarët e presin trajnerin Valverde dhe pas ndonjë bisede të shkurtër dalin të gjithë bashkë largohen, mirëpo kjo nuk ndodhi mbrëmë.

Shumica e lojtarëve veçse ishin larguar kur ai erdhi në dhomat e zhveshjes, dhe aspak nuk kishte edhe një grimcë lumturie në fytyrat e lojtarëve blaugran pas këtij takimi./GazetaAlo