Astronomët kanë zbuluar detaje të sinjaleve misterioze që burojnë nga një galaktikë e largët, e kapur nga një teleskop në Kanada, rapoorton BBC, përcjell Gazeta Alo.
Natyra dhe origjina e saktë e shpërthimeve të valëve të radios nuk dihet.
Ndër 13 shpërthimet e valëve të shpejta të radios, të njohura si FRBs, ishte një sinjal shumë i pazakontë që përsëritet, që vjen nga i njëjti burim rreth 1.5 miliardë vite dritë larg.
Një ngjarje e tillë është raportuar vetëm një herë më parë, nga një teleskop tjetër.
“Kjo na sugjeron se mund të ketë diçka atje”, tha Ingrid Stairs, një astrofizikane nga Universiteti i British Columbia (UBC).
“Dhe me më shumë përsëritje dhe më shumë burime të disponueshme për studim, mund të jemi në gjendje t’i kuptojmë këto shenja kozmike – prej nga vijnë dhe çka i shkakton ato.”
Observatori CHIME, i vendosur në Luginën Okanagan të British Columbia, përbëhet nga katër antena 100 metra të gjata, gjysmë cilindrike, të cilat skanojnë tërë qiellin verior çdo ditë. /Gazeta Alo/