Sekretari teknik i Barcelonës, Eric Abidal, ka folur sot rreth transferimit të Kevin-Prince Boatengut, duke zbuluar arsyet e kësaj lëvizjeje shokuese për shumë persona.
Boatengu u prezantua sot si lojtar i Barçës në një konferencë për media, një ditë pas kompletimit të transferimit nga Sassuolo, pas marrëveshjes mes dy klubeve për huazim gjashtëmujor ne vlerë 2 milionë euro, me katalonasit që kanë opsion për ta blerë në fund të sezonit për 8 milionë të tjera.
“Jemi të lumtur që e kemi transferuar atë”, tha Abidali.
Më pas, ai shpjegoi arsyet e transferimit të tij shokues.
“Boatengu ka shumë personalitet dhe për këtë kemi pasur nevojë. Kur e shitem Munirin, menjëherë i telefonuam Boatengut dhe agjentit të tij. Kërkuam një lojtar pa probleme, i cili përshtatet mirë. Kemi menduar për shumë lojtarë dhe në fund menduam se Boatengu ishte më i duhuri për ne”, shtoi Abidal.