Fjalë Kyçe

Zbulohet data e saktë, ja kur prezantohet Griezmann te Barcelona

Zbulohet data e saktë, ja kur prezantohet Griezmann te Barcelona

Barcelona ka marrë edhe aprovimin e trajnerit Ernesto Valverde dhe është gati të zyrtarizojë transferimin e Antoine Griezmann.

Në fakt, sipas mediave shumë pranë klubit katalunjas është vetëm çështje kohësh që sulmuesi francez të bëjë prezantimin në “Camp Nou”.

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, tekniku i ka hapur rrugë mbylljes së tratativave që vazhdojnë prej javësh.

Barcelona kishte marrë prej kohësh përgjigjen pozitive nga Griezmann, por duhet të merrte siguri teknike nga Valverde se ish-futbollisti i Atletico Madrid do të ishte përforcimi i duhur në skuadër, sidomos në repartin ofensiv të mbushur me yje.

Por, dyshimi që duhet të zgjidhte Valverde kishte të bënte edhe me një të ardhme, ku projektohet rikthimi i Neymar.

Për teknikun Griezmann dhe braziliani mund të luajnë bashkë me Lionel Messi dhe Suarez, të padiskueshëm si titullarë.

Me këtë siguri në dorë, drejtuesit e klubit pritet të mbyllin marrëveshjen me francezin, duke paguar 115 milion euro te Atletico Madrid, aq sa parashikon edhe klauzola në kontratën e futbollistit.

Për Antoine Griezmann është gati një kontratë 3 vjeçare, të cilën sipas mediave katalunjase, ai do ta firmosë më 11 korrik kur do të bëjë edhe prezantimin zyrtar me Barcelonën.