Në rajonin Landes të Francës, i famshëm për prodhimin e foie gras, në një fermë u zbulua epidemi e gripit të shpendëve.
Sipas mediave franceze, bazuar në vëzhgimet e bëra më 17 dhjetor në një fermë të patave në qytetin Hastingues, në pjesën jugperëndimore të vendit, shpendët në fermë u asgjësuan të nesërmen, pa pritur rezultatet laboratorike.
Me zbulimin e gripit të shpendëve shumë ngjitës të tipit H5N1 në rezultatet e ekzaminimit të kafshëve ditën e djeshme, rreth fermës në fjalë u krijua një zonë mbrojtëse me diametër 3 kilometra dhe një zonë vëzhgimi me diametër 10 kilometra, përcjell tch.
Në Francë në fillim të nëntorit situata e alarmit për gripin e shpendëve u ngrit në një nivel të lartë dhe fermat e shpendëve u karantinuan për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Më shumë se 95 për qind e fermave ishin të mbuluara për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve.
Në vend ku u zbuluan më shumë se 500 epidemi të gripit të shpendëve që zgjatën nga nëntori deri në maj të vitit të kaluar, u asgjësuan 3.5 milionë shpendë.
Epidemia preku veçanërisht fermat në pjesën jugperëndimore të vendit, të cilat janë të famshme për prodhimin e foie gras.