Fjalë Kyçe

Zbulohet kundërshtari i parë i Kosovës për vitin 2019

Zbulohet kundërshtari i parë i Kosovës për vitin 2019

Përfaqësuesja e Kosovës po e shijon një pauzë, pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të rikthehet me ndeshje vetëm në muajin mars, e që do të ketë një pushim rreth katër muaj.

Bernard Challandes do t’i vëzhgoj të gjithë lojtarët në ndeshjet e tyre me klubet aktuale, para miqësores më 21 ose 23 mars ndaj Danimarkës, përcjell “lajmi.net”.

Kjo do të jetë ndeshje a parë e Përfaqësues tonë për vitin 2019 dhe para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kështu, Challandes do të shpresoj që të ketë edhe ndonjë prurje të re, para se të fillojnë ndeshjet kualifikuese, por edhe që lojtarët aktual të Kosovës të jenë në formën e tyre më të mirë.