Fjalë Kyçe

Zbulohet motivi i vrasjes në Korçë: Ky është shitësit i bananeve që u vra me sëpatë

Zbulohet motivi i vrasjes në Korçë: Ky është shitësit i bananeve që u vra me sëpatë

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi horror në Korçë. Personi që shihni në foto është Dashnor Osmani, 50-vjeçari i cili gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë në kokë, pas sherrit me Zamir Topin.

Ky i fundit e akuzonte se i ka dëmtuar varrin e nënës, pas pranë saj prehej një i afërm i tij. Zamir Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Osmani, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.

Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje. Gjatë marjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.