Maurizio Sarri refuzoi t’i shtrëngonte duart me Pep Guardiolas pas turpërimit që ia bëri Manchester City, Chelseas.
Manchester City e mposhti 6 me 0 Chelsean në kuadër të javës së 26-të në Premierligës.
Sarri refuzoi ta përshëndeste Guardiolan pas ndeshjes, duke shkuar drejtë në zhveshtore.
Trajneri italian ishte arsyetuar se nuk e kishte parë atë moment, por që ishte përshëndetur në tunel.
“Nuk e kam parë atë moment”, ka thënë Sarri pas ndeshjes.
“Natrysiht se unë shkova pas ndeshjes afër zhveshtoreve të tyre dhe u përshëndeta me të (Guardiolan).”, ka shtuar më tej italiani.