Fjalë Kyçe

Zbulohet se cilin numër do ta bart Diaz te Real Madrid

Zbulohet se cilin numër do ta bart Diaz te Real Madrid

Brahim Diaz është transferimi më i ri i Real Madridit.

Brahim Diaz u transferua te Real Madrid nga Manchester City për shumën e 15 milionë euro.

Talenti spanjoll u prezantua në Santiago Bernabeu, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, përcjell lajmi.net.

Diaz do ta bart numrin 21 në fanellë, e që pritet që javën e ardhshme të debutoi te Real Madrid.

Talenti spanjoll e kishte refuzuar kontratën e re të Manchester City, duke e kërkuar me ngulm transferimin te madrilenët.