Fjalë Kyçe

Zbutja e izolimit shtoi rastet: Gjermani, numri i infektimeve po rritet

Zbutja e izolimit shtoi rastet: Gjermani, numri i infektimeve po rritet

Infektimet nga koronavirusi po rriten në gjermani, tregojnë të dhënat zyrtare, vetëm pak ditë pasi vendi zbuti kufizimet. Sipas Institutit Robert Koch, shkalla e infektimit në gjermani, ose numri i personave që çdo pacient infekton, është tani mbi 1.

Kjo do të thotë se numri i infektimeve po rritet tani në vend. Raporti erdhi ndërsa mijëra gjermanë u mblodhën të shtunën dyke kërkuar një fund të plotë të izolimit. Kancelarja Angela Merkel njoftoi një zbutje të gjerë të masave të kufizimit në shkallë kombëtare, të premten, pas bisedimeve me drejtuesit e 16 landeve gjermane.

Të gjitha dyqanet tani janë hapur, nxënësit do të kthehen gradualisht në shkolla dhe bundesliga, do të rifillojë fundjavën e ardhshme. Por ka patur protesta në të gjithë vendin të shtunën dhe disa kërkonin që masat të hiqeshin më shpejt. Gjermania ka numrin e shtatë më të lartë të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë dhe të dhënat më të fundit raportuan për 169218 të infektuar dhe 7395 viktima. Por raporti i agjencisë së shëndetit publik, thotë tani se shkalla e riprodhimit të virusit është 1.1.

Pavarësisht se vlerësimi përmban një shkallë pasigurie, rritja e numrit kërkon monitorim nga afër të situatës në ditët në vijim. Gjermania është lëvduar jo pak për reagimin e saj ndaj epidemisë. Testime masive dhe kufizime efikase kanë ndihmuar në mbajtjen e nivelit të viktimave në një kuotë shumë më të ulët se në vende të tjera evropiane.