Fjalë Kyçe

Zëdhënësi i LVV-së: Ekonomia për tokë, ministri preokupohet ta arsyetojë tenderin 5 milionësh

Zëdhënësi i LVV-së: Ekonomia për tokë, ministri preokupohet ta arsyetojë tenderin 5 milionësh

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas sqarimeve të ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi për tenderin 5 milionësh të cilin e fitoi kompania e tij. Ai tha se nëse Agjencioni Kundër Korrupsionit vërteton se në tenderin 5 milonësh ka konflikt interesi ai duhet ta shqyrtojë pozitën e të qenurit ministër.

Ndërsa Kryeziu tha se në këtë kohë kur ekonomia është për tokë, ministri i Ekonomisë po preokupohet për arsyetimin e përfitimit të tenderit 5 milionësh.

“Në kohën kur ekonomia është për tokë dhe qeveria është e çorientuar dhe e paaftë për rimëkëmbjen ekonomike, preokupimi kryesor i ministrit të Ekonomisë është arsyetimi i përfitimit 5 milionësh të kompanisë së tij nga tenderi publik. Qeveri e kotë”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi në “Debat Plus” ka folur rreth tenderit me vlerë 5 milionë euro, të cilën e fitoi kompania e tij. Ai ka thënë se këtë tender e ka fituar gjatë kohës kur nuk ka qenë as deputet dhe as ministër. Madje këtë tender thotë se e fitoi në kohën kur kryeministër ka qenë Albin Kurti.