Fjalë Kyçe

Zeka: Grenell i ka dorëzuar Trumpit dorëheqjen nga ndërmjetësuesi për Kosovën

Zeka: Grenell i ka dorëzuar Trumpit dorëheqjen nga ndërmjetësuesi për Kosovën

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për Kosovën, Richard Grenell, po dorëhiqet nga procesi i negociatave Kosovë-Serbi.

Këtë e ka thënë ish’deputeti Milaim Zeka, i cili ka cituar burime amerikane.

Zeka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Grenell është lodhur nga konfuziteti në këtë proces të dialogut, dhe ka preferuar të tërhiqet, duke i dorëzuar dorëheqjen presidentit Donald Trump, i cili e kishte emëruar në këtë detyrë.

“Ka shume mundesi qe Grenelli do jap doreheqje? Sipas burimeve amerikane, Richard Grenell eshte lodhur nga talibanizmi ballkanik serbo-shqipetar. Sipas tije, ka shume konfuzitet. Çdo gje eshte e paqarte dhe e padefinuar. Grenelli ka paraqitur dorheqjen prane Presidentit Tramp. Mbetet qe te presim vendimin e presidentit amerikan nese do ta pranoje vendimin e emisarit amerikan”, ka shkruar Zeka.

Sipas tij, nëse kjo do të ndodhë, duhet të presim deri nesër.
“Nese do te ndodhe nje gje e tille, presim neser…”.