Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani flet pas fitimit të titullit kampion

Zekirija Ramadani flet pas fitimit të titullit kampion

Zekirija Ramadani për herë të dytë fiton titullin kampion në Kosovë. Herën e parë e kishte bërë me Trepçën ’89, ndërkohë kësaj rradhe këtë sukses e arrinë me Feronikelin.

Tekniku shkupjan u shpreh shumë i lumtur me rastin e shpalljes kampion, derisa ka theksuar se e kanë merituar atë.

“Shumë i emocionuar, me 80 pikë të shpallesh kampion është diçka e madhe. Sakrifikuam shumë, e merituam titullin që nga fillimi dhe me këtë fitore e vulosëm që jemi më të mirët”, deklaroi Ramadani.

Më tej ai ka folur edhe për ndeshjen e së dilës ndaj Prishtinës dhe ka thënë se kundërshtarët nuk bën as edhe një gjë të vetme.

“Ju futëm takimit për fitore sepse e dinim që nëse luajmë për barazim atëherë Prishtina do të ishte shumë e rrezikshme. Me lojën që e bëmë nuk e lamë Prishtinën të bënte asgjë”, e përfundoi deklaratën e tij Ramadani.