Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani flet për ndeshjen vendimtare për titullin Kampion

Zekirija Ramadani  flet për ndeshjen vendimtare për titullin Kampion

Skuadra nga Drenasi e pret Prishtinën në ndeshjen vendimtare për titull, të dielën më 19 maj, me fillim prej orës 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Para kësaj sfide ku edhe do të vendoset për skuadrën kampione të Superligës ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i njohur i skuadrës së Feronikelit, Zekirija Ramadani.

“Është një ndeshje me ngarkesë të madhe dhe ndeshja më e vlefshme e kampionatit”, ka thënë fillimisht trajneri i Feronikelit.

“Duhet të luajm shumë të disiplinuar dhe të luajm për fitore që në fund edhe me një barazim eventuak të fitojm titullin. Shpresojm në mbështetjën e tifozëve dhe me ndihmen e tyre të fitojm titullin”, ka deklaruar trajneri Zekirija Ramadani për Gazetën Alo.

Super përballja Feronikeli – Prishtina luhet të dielën nga ora 16:00.