Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani flet për përballjen ndaj Dritës

Zekirija Ramadani flet për përballjen ndaj Dritës

Lideri aktual e pret skuadrën e Dritës në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas në kuadër të javës së 31-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme, ekskluzivisht për Gazetën Alo ka folur trajneri i njohur i skuadrës së Feronikelit, Zekirija Ramadani.

Trajneri i Feronikelit përballjen me Dritën e ka cilësuar si finale.

“Falë punës së palodhshme dhe angazhimit maksimal të futbollistave jemi në prag të dy trofeve. Por duhet të jemi të kujdesshëm se asgjë skemi siguruar. Para Llapit dhe Prishtinës kemi Dritën dhe për momentin ma intereson ndeshja e radhës edhe kjo është një finale për ne. Futboll pa presion nuk ka por mendoj që kemi eksperiencen e duhur në ekip për të menaxhuar presionin” ka thënë fillimisht Ramadani.

“Kemi vetëm Millakun që ndjen një lëndim dhe është në pikëpyetje paraqitja e tij. Ndërsa përparsi e shoh te ekipi im motivimin dhe objektivi sepse ekipi që ska objektiv ska edhe motivim. Është shumë vështirë për trenerin ta motivoj ekipin. Ne jemi të motivuar dhe duhet të luftojm për fitore ndaj Dritës.. Kjo është e vetmja përparsi që kemi ndaj Dritës, pasi e dim se Drita ka kualitet të lartë” ka përfunduar trajneri Zekirija Ramadani në një prononcim për Gazetën Alo.