Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani flet për përballjen, TNS – Feronikeli

Zekirija Ramadani flet për përballjen, TNS – Feronikeli

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli nesër do të përballet me The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i njohur i skuadrës së Feronikelit, Zekirija Ramadani.

“Jemi akomoduar në hotel me 5 yje dhe dje ekipi ishte i lodhur prej rrugës ku zhvilluam edhe një stërvitje të lehtë. Kurse sot jemi më të çlodhur dhe stërvitjen do ta zhvillojm ne orarin e ndeshjes nga ora 19:00 me kohën lokale”, ka thënë fillimisht Ramadani.

“Mendoj që jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin dhe të shpresojm në një rezultat pozitiv që do të ishte shumë mirë për ndeshjen e kthimit. Fusha është me bari artificial por shpresoj që nuk do të jetë problem se gjatë javës edhe në Kosovë kemi stervitur në fushë sintetike”, ka deklaruar Zekirija Ramadani për Gazetën Alo.

Ndeshja The New Saints – Feronikeli luhet nesër prej orës 20:00.