Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani “Kosova duhet të shënoj gol, nëse dëshiron rezultat pozitiv ndaj Bullgarisè”

Zekirija Ramadani “Kosova duhet të shënoj gol, nëse dëshiron rezultat pozitiv ndaj Bullgarisè”

Kombëtarja e Kosovës do të përballet ditën e nesërme (e hënë) kundër Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2020.

Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i njohur i skuadrës së Feronikelit, Zekirija Ramadani.

“Mendoj që do të jetë një ndeshje e vështirë në Bullgari. Rruga që kanë bërë futbollistët Kosovar do të ndikojë pasi janë pak a shumë të lodhur pasi udhëtuan në Mal të Zi e tani edhe në Bullgari”, ka thënë fillimisht trajneri Zekirija Ramadani.

Trajneri i njohur më tej ka theksuar se nëse Kosova e përsëritë lojën si me Malin e Zi do të kthehen me minimum një pikë të fituar.

Kosova duhet të shënoj gol patjetër për të marr të paktën një pikë apo fitore, ka deklaruar trajneri i skuadrës kampione të Kosovës, Zekirija Ramadani.

Bullgari – Kosovë luhet të hënën me fillim nga ora 20:45.