Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani me koment interesant pas fitores ndaj Trepçës ’89

Zekirija Ramadani me koment interesant pas fitores ndaj Trepçës  ’89

Feronikeli i ka dhënë një ‘shqelm’ Trepçës ’89, duke e mposhtur 5:0 në kuadër të xhiros 23 të Ipko Superligës.

Deklasuan Trepçën ’89, trajneri i Feronikelit ka vërejtje te futbollistët e tij
March 17, 2019

Feronikeli i ka dhënë një ‘shqelm’ Trepçës ’89, duke e mposhtur 5:0 në kuadër të xhiros 23 të Ipko Superligës.

Megjithatë, mënyrën sesi rrjedhi loja, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani e përshkruan si jo të duhurën për ekipin e tij, përcjell Gazetasheshi.com.

“Pjesa e parë ishte shumë anemike edhe pse shënuam një gol. Në pjesën e dytë u kthjell ekipi dhe pastaj shënuam edhe katër gola tjerë. Por, nëse i fitojmë ndeshjet nga pjesa e dytë do ta kemi shumë problem. Andaj, nga kjo sfidë duhet të marrim mësim dhe duhet ta kemi shembull pjesën e dytë për mënyrën sesi luajtëm”, theksoi Ramadani për SuperSport.

“Duhet ta bëjmë analizën për ndeshjen, por mendoj se në pjesën e parë ndikoi aspekti psikologjik. Gjithsesi, një fitore 5:0 kundër një Trepçe ‘89 na jep siguri, por më tepër vetebesim. Kemi kualitet dhe jo rastësisht jemi në vendin e parë”, përfundoi Ramadani.

Feronikeli vazhdon të ruajë kreun e tabelës.