Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani: Me kualitetin që kemi dhe ndihmën e tifozëve do ta kalojmë pengesën e quajtur Lincoln Red Imps

Zekirija Ramadani: Me kualitetin që kemi dhe ndihmën e tifozëve do ta kalojmë pengesën e quajtur Lincoln Red Imps

Skuadra Kampione e Kosovës do të përballet me Lincoln Red Imps nē kuadër të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve.

Para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i njohur i skuadrës së Feronikelit, Zekirija Ramadani.

“E kemi të ditur që bëhet fjalë për një ekip serioz, pasi e kemi parë edhe në ndeshjet e vitit të kaluar kundër Dritës. Një ekip i cili ka më tepër eksperienc në arenën ndërkombëtare se ne”, ka thënë fillimisht trajneri i Feronikelit.

Ramadani më tej ka thênë se skuadra e tij me kualitetin që ka dhe ndihmën e tifozēve do ta kaloj kētē pengesè.

“Mendoj që kemi kualitet, luajmë para tifozëve tanë dhe me angazhim, disiplinë të futbollistëve dhe perkrahja e tifozëve do na ndihmojë qē t’i kalojmë”, ka deklaruar Zekirija Ramadani për Gazetën Alo.

KF Feronikeli – Lincoln Red Imps, zhvillohen të martën më 25 qershor, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri” me fillin prej orës 20:45.