Fjalë Kyçe

Zekirija Ramadani tregon se cila skuadër ka përparësi për titull

Zekirija Ramadani tregon se cila skuadër ka përparësi për titull

Pas fitores së ekipit të Feronikelit në ndeshje me Drenicën në Skenderaj dhe barazimit të Prishtinës në Gjilan me Dritën, trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka qenë kritik ndaj ekipit të tij, por i gëzuar me fitoren dhe me situatën.

“Na është dashur kohë shumë e gjatë, 45 minua që të përshtatemi me fushën dhe e pamë që nuk kemi gjasa që me pasime të shkurtra të përparojmë në hapësirën e Drenicës.Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët, por të në dytën kemi qenë më serioz dhe kemi shënuar një gol shumë të rëndësishëm, por pjesa e parë është për harresë”, pohoi Ramadani, për Supersportin.

I pyetur për tri xhirot e fundit dhe gjasat e Feronikelit për titull Ramadani pohoi se “tri ndeshjet e fundit janë tri finale dhe tri derbi. E kemi ekipin e mirë dhe kemi përparësi edhe taktike edhe psikologjike dhe besoj që do të vazhdojmë deri në fund”, përfundoi Ramadani.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit tani kryesojnë kampionatin e 71 pikë, dy më shumë se ndjekësi i parë Prishtina.