Fjalë Kyçe

Zelenskiy flet për fëmijët e tij: Nuk ua kam shpjeguar se çfarë po ndodh, ma thanë vetë

Zelenskiy flet për fëmijët e tij: Nuk ua kam shpjeguar se çfarë po ndodh, ma thanë vetë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i tha CNN se fëmijët e tij janë të vetëdijshëm për realitetin e luftës në Ukrainë, pavarësisht se fillimisht nuk foli haptazi për këtë.

“Fëmijët e mi e dinë me siguri se çfarë po ndodh. Nuk e di nëse është e mirë apo e keqe. Nuk u kam shpjeguar asgjë fëmijëve të mi. Ata më kanë thënë se lufta po shpërthen në Ukrainë”, tha Zelensky.

Ai shtoi: “Fatmirësisht, ne nuk kemi pse t’u shpjegojmë asgjë fëmijëve tanë. Për fat, ata kanë qasje në video dhe lajme. Unë shoh që qasja e tyre në këto video është e hapur, ata kanë qasje në to. Mendoj se fëmijët nuk duhet të ndalohen të shohin asnjë lloj video të asaj që ka bërë Rusia. Djali im duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, sepse ndërsa djali im është gjallë, kjo do të thotë se një pjesëtar i ushtrisë ukrainase po e jep jetën e tij për këtë”.

Zelensky i ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë me gruan Olena Zelenska.

“Dy ditët e para, ne nuk folëm fare për këtë. Ata nuk bënë pyetje. Ata po mendonin vetë për këtë”, shpjegoi Zelenskiy, përcjell express.

Ai tha se fëmijët e tij kanë shpresë për fitoren e Ukrainës. “Ata janë krenarë për Ukrainën, shumë krenarë. Ata kanë një shpresë të sinqertë në fitoren tonë”.