Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë se ajo dhe presidenti Volodymyr Zelensky po jetojnë larg njëri-tjetrit tash e një muaj për të mbrojtur atë dhe fëmijët e tyre.
“Volodymyr dhe ekipi i tij aktualisht jetojnë në zyrën e presidentit. Për shkak të rrezikut, unë dhe fëmijët e mi u ndaluam të qëndronim atje. Kështu, për më shumë se një muaj ne komunikojmë vetëm me telefon.”, tha ajo për CNN.
Zelenska tha se burri i saj ka “treguar të njëjtat tipare” që ai shfaq si një “baba i mrekullueshëm” në udhëheqjen e tij të kohës së luftës.
“Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë atë me sytë e mi,” tha ajo.
Zonja e parë tha se lufta nuk duhet të bëhet “e zakonshme” dhe të vdekurit e Ukrainës nuk duhet të bëhen statistika.
“Mos u mësoni me pikëllimin tonë!” tha ajo.