Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në postimin e fundit të bërë në rrjete sociale ka akuzuar Rusinë për vazhdimin e asaj që ai e quan “terror ajror” kundër Ukrainës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Ukraina është duke luftuar për një jetë normale, të cilën e meriton, për paqe, drejtësi dhe qëndrueshmëri. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por, Rusia nuk po dëshiron dhe po vazhdon terrorin ajror. Gjatë javës së kaluar, më shumë se 1,050 drone sulmuese, pothuajse 1,300 bomba dhe më shumë se 20 raketa u lëshuan kundër Ukrainës për të shkatërruar qytete dhe për të vrarë njerëz”.
“Nëse doni bisedime, mos targetoni njerëzit me raketa balistike. Për të bërë Rusinë të ndalojë sulmet, ne kemi nevojë që bota të jetë më e bashkuar dhe e fortë”, shtoi Zelensky.
Çfarë përfshin propozimi anglo-francez i një muaji armëpushim Rusi-Ukrainë
“Asnjë marrëveshje” mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për armëpushimin në Ukrainë, thotë ministri britanik
Policia ukrainase disa njerëz janë plagosur nga sulmet e Rusisë në Donetsk në 24 orët e fundit, ku dhe janë shkatërruar disa shtëpi.