Fjalë Kyçe

Zemaj paralajmëron vendime të reja pas mbylljes në fundjavë

Zemaj paralajmëron vendime të reja pas mbylljes në fundjavë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka biseduar me kryetarët e komunave për shtimin e numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se nga java e kaluar, është filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës, duke bërë të ditur se do të vazhdojnë çdo ditë me vendime operacionale. Kjo sipas tij do të bëhet për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve.

“Lakorja e rasteve të fundit na detyrojnë për kujdes të shtuar dhe aktiv. Kërkohet bashkëpunim i ngushtë me komunat e Kosovës me theks me Kryetarët dhe Shtabet Komunale Emergjente dhe po ashtu bashkëpunim i të gjithë mekanizmave të institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave të dala nga niveli qendror, është i domosdoshëm”, ka thënë ai.

Kërkesat dhe rekomandimet do të jenë në funksion të luftës efikase kundër virusit Covid 19, ka shtuar Zemaj.