Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur falënderues ndaj punojësve shëndetësorë për kontributin që sipas tij, kanë dhënë dhe po japin gjatë pandemisë COVID-19.
Edhe sot, si çdo ditë tjetër, jam falënderues ndaj punonjësve shëndetësorë për kontributin që kanë dhënë dhe po japin gjatë pandemisë COVID-19.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që gjatë vizitës që sot i kanë bërë QKUK-së, bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, është konfirmuar se ngritja e kapaciteteve humane do të vazhdojë edhe në të ardhme.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria Hoti, e ka prioritet shëndetësinë, përkrahjen e vlerësimin e punës së personelit shëndetësorë, pavarësisht tendencave dhe implikimeve të faktorëve të jashtëm. Bashkë me ju, mjekë, infermierë, staf teknik, ju heronj të ditëve tona, do ta vazhdojmë rrugëtimin, për ta çuar deri në fund misionin human e ligjor për ruajtjen e shëndetit të secilit qytetar dhe shëndetin publik”, ka thënë Zemaj.
Zemaj thekosi se ky është një “detyrim ndaj gjeneratave të tëra dhe besimit qytetar në institucionet e Kosovës”.