Fjalë Kyçe

Zemaj jep lajmin e mirë: Asnjë vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

Zemaj jep lajmin e mirë: Asnjë vdekje në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë lajmin e mirë se brenda 24 orëve nuk pati asnjë vdekje si pasojë e COVID-19.

Zemaj ka falënderuar punonjësit e Institutit, për përkushtimin e madh që nga 13 marsi kur edhe u shfaq rasti i parë, si dhe për kujdesin e shërbimet e ofruara për qytetarët në luftimin e pandemisë.

Zemaj tash se kontributi i IKSHPK-së është i jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë:

Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19.

Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë.

Kontributi i IKShPK është i jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj përzmërshisht edhe qytetarët të cilët po bashkëpunojn me ne, në këtë rrugëtim.

Të nderuar qytetarë,
Edhe ju ftoj që edhe më tej të jeni bashkëpunuesit tonë, sepse vetëm të bashkuar, mund të arrijmë aty ku dëshirojmë, ta largojmë pandeminë!

Bashkë mund t’ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!